Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar me fermerët e Ferizajt të cilët kishin dalë për të protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës. Pakënaqësitë e tyre kishin të bënin me dëmet e shkaktuara nga vërshimet. Gjatë takimit, ai tha se Qeveria e vendit do të ndërmarrë hapa konkretë në krijimin e një sistemi për kompensimin e dëmeve si një nismë e iniciuar në ekzekutiv vitin e kaluar dhe që nuk është trajtuar asnjëherë më parë. Haradinaj tha se nuk i ka harruar ata, por që ka pas një radhë sipas dëmeve që kanë qenë më të mëdha, si në Komunën e Rahovecit, Suharekës, Mamushës, Shtimes, Ferizajt dhe disa dëme që janë shkaktuar në Komunën e Istogut dhe që vazhdojnë të përsëriten. Më tej kryeministri theksoi se do të shqyrtohen kërkesat e tyre legjitime në Qeveri, pasi që këtë shqetësim e kanë ngritur edhe përfaqësuesit politikë të asaj komune. Fermerët protestues e falënderuan atë për gatishmërinë që të dëgjoi shqetësimet dhe kërkesat e tyre dhe kërkuan që ato të shqyrtohen sa më parë që është e mundur.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …