Bujar Nishani

Nëse kryetari Nishani nuk e përmbush obligimin kushtetues, shumica parlamentare do t’i drejtohet Kushtetueses për shkarkim

Deri më 23 shkurt, mazhoranca socialiste  do të presë që kryetari  e Republikës të shprehet me dekret për emërimin e 2 ministrave Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi. Më pas, mazhoranca pritet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës nga kreu i shtetit me kërkesën për shkarkimin e tij. Sipas burimeve nga mazhoranca, Parlamenti nuk do të hedhë në votim dekretet e presidentit për shkarkimin e ministrave Cani dhe Ahmetaj, sikurse veproi një ditë më parë, në rast se kreu i shtetit nuk dërgon edhe dekretet e emërimeve. Burime të sigurta thanë për “Ora News”, se nga mazhoranca presin që kreu i shtetit të dekretojë edhe zëvendësimin e tyre, çka do të thotë emërimin në krye të Financave Abren Ahmetajn dhe të Milva Ekonomit tek Ekonomia. Të njëjta burime, thanë se do të presin që presidentit i Republikës të përmbushë detyrimin e tij kushtetues për dekretimin e ministrave brenda 7 ditësh, pra deri në 23 shkurt.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …