Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një takimi që pati me kryetarin e Kuvendit të Bosnjës e Hercegovinës boshnjak, Ognjen Tadiq kërkoi që Qeveria e këyiju shteti ballkanik të ndryshojë qëndrimin ndaj njohjes së Kosovës. Kjo kërkesë nga kryeparlamentari shqiptar është bërë gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të vendeve të Mesdheut, që po mbahen, në Tiranë. Në takimin që pati me Tadiqin, Meta theksoi rëndësinë e avancimit me integrimin rajonal dhe avancimin e të gjitha vendeve të rajonit drejt integrimit të plotë euroatlantik. Në këtë drejtim u ripërsërit kërkesa e palës shqiptare për ndryshimin e qëndrimit të Bosnjë-Hercegovinës ndaj njohjes së Republikës së Kosovës, si një kontribut për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …