Vetëm në vitin e kaluar nga Agjencia e Ushqimit janë asgjësuar 600 tonë produkte të mishit dhe produkte të tjera ushqimore, që nuk kanë pasur afat, nuk janë ruajtur në kushte adekuate dhe nuk janë trajtuar ashtu siç duhet nga tregtarët. Shumica prej këtyre produkteve të asgjësuara janë të importuara dhe një pjesë e këtyre të larguara nga tregu i brendshëm. Kurse, në periudhën janar-shkurt të këtij viti kjo Agjenci ka asgjësuar 50 tonë produkte ushqimore me afat të skaduar. Kështu ka bërë të ditur krye shefi ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës(AUV), Valdet Gjinovci në një intervistë për KosovaPress, i cili thotë se është shtuar edhe numri i ankesave nga ana e konsumatorëve të cilët po hasin në produkte jo cilësore dhe pa afat. Konsumatorët duhet të jenë të vetëdijshëm gjatë blerjeve të produkteve ushqimore, ngaqë tregu i industrisë ushqimore mbetet i furnizuar edhe me produkte të dyshimta për nga cilësia dhe kalueshmëria e afateve, ka saktësuar z.Gjinovci.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …