Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Kush shtiu me armë zjarri në Policinë e Republikës së Kosovës!?

 Me rastin e arrestimeve të të dyshuarve për kontrabandë në veri të Kosovës (atje ku pjesa ma e madhe janë të komunitetit serb), si në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, ku kontrabanda ka lulëzuar për 20 vite me radhë. Arrestimin e këtyre kontrabandistëve e bëri Policia e Kosovës por, mediat tona deri me sot, nuk e vunë më ujin në zjarr për të hulumtuar se kush plagosi pjesëtarin e policisë së Kosovës me armë zjarri.

Në vazhdim disa pyetje që duhet të sqarohen:

– Kush ishin organizatorët kontrabandistë, kush ishte parë i armatosur atje nga barrikaduesit e rrugëve në veri të vendit, çfarë armësh posedonin ata, kush shtiu me armë në Policinë e Kosovë dhe në cilin vend?

– Sa zgjati konfrontimi me armë zjarri, a është hetuar kush deri me sot nga ata që shtien me armë zjarri kundër Policisë së Republikës së Kosovës?

– Ku ndodhën të rebeluarit sot, ku strehohen ata, a fshihen në shtëpitë e tyre apo në mal, a janë lajmëruar ata vullnetarisht në stacionet policore për ta pranuar fajin se kanë qëlluar me armë të rënda kundër policisë së shtetit!?

–  A ka ndonjë gjurmë për ta deri me tani, madje kanë kaluar disa ditë dhe gazetat si: “Bota Sot”, “Bota press”, “Insajderi”, “Koha ditore” etj. që janë kampion i sajesave, nuk bëzajnë më! Këto portale,  ishin në garë ato ditë për të “informuar”, se shteti ynë në veri po tregon forcën!…

– Kush ishin pjesëtarët e bandës, që po mbronin hajnat dhe kontrabandistët me armë zjarri atje, ky konfrontime me armë, nën hundët e vëzhguesve ndërkombëtare- në mesin e tyre edhe të misionit Zviceran, shtrohet pyetja:

– nëse misionarët ndërkombëtarë, i kanë incizuar këto konfrontime me kamerat e tyre, me celularë e mjete tjera të sofistikuara apo vetëm kanë bërë sehir, portalet në fjalë, që janë kampion të sajesave, madje kanë arritur të zbulojnë edhe ngjyrat e mbathjeve të krerëve të shtetit, çka kanë zbuluar deri me tani veç asaj se:

– Kur shtinë me armë Ministri Shala, Gashi dhe z. Lushtaku me rastin e një ahengu në konakun e z. Lima, këto portale këtë ngjarje e bënë lajm dite në faqet e tyre, deri sa këta të tre u dënuan! Interesant gjithë ajo rezistencë me armë në veri të Kosovës, dhe portalet në fjalë, nuk e paskan vërejtur askënd të armatosur që ka shti me armë në Polici të Republikës së Kosovës!?

– Nga portalet në fjalë, nuk kemi as edhe një informim deri me sot se:

– Ku strehohet serbi që mbyti fqinjin e vet shqiptar me kmesë vite më parë në Gojëbulë të Vushtrrisë?, ku strehohet serbi që plagosi policin shqiptarë në Babin Most, vite më parë?, deri ku kanë shkuar hulumtimet për vrasjen e policit, Enver Zymberit, a është arrestuar dikush për këtë rast, madje atë kohë, qenë djegur e bërë shkrumb e hi edhe pikat doganore! Sa shqiptarë janë vrarë tek ura e Ibrit, në vitin 2004, kush janë të vrarët, dhe nga kush u qëlluan ata?, nuk shkruan se me këtë rast mbeti i plagosur i riu 14 vjeçar,  Adnan Bajrami i cili sot është gjysmë invalid, atë kohë ai ishte fëmijë, kush e plagosi atë, atë kohë vetëm euronews e pasqyroj këtë rast të rëndë!, ku ndodhet Egjiptiani, pjesëtar i KFOR-it, që abuzoi seksualisht dhe vrau V. B. vajzën 22 vjeçe atëbotë në Pejë?, kush paguan faturën vjetore 8 milionshe për shpenzime uji dhe rryme për serbët e veriut të Kosovës?, me taksa të kujt financohet lugina e diellit në Mitrovicë dhe me leje urbanistike të kujt?,  pse u dënuan Rrustem Mustafa, Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku e nga ana tjetër 4 kryetarët e komunave në veri luten ta marrin postin e komunave që disa herë, me radhë të cilët dirigjojnë kontrabandën dhe krimin në veri të Kosovës?

– Kush i vrau 6 qytetarë në Syriganë të Burimit, a ka ndonjë emër si rezultat i hulumtimit të gazetarit, Kajtazi, pasi ata që u vranë i kishte edhe bashkëfshatarë, kush organizoi vrasjen e tyre dhe kush iu priu vrasësve në Syriganë!?

– Cilat nga këto gazeta i kishin dhënë hapësirë spiunit të rekrutuar të Serbisë, Nazim Bllaca i cili mori në qafë disa njerëz, dhe çka bënë këto gazeta për ta demaskuar z. Bllaca, pasi që ai u zbulua se ishte spiun i rekrutua si shërbimeve Serbe!? çfarë masa u morën kundër përkrahësve dhe stimuluesve të tij, që e kishin nxitur dhe i kishin dhënë kurajo atij që të bëjë këtë denoncim publik!, ku janë këto gazeta që e inspiruan sajuesin, shpifësin dhe spiunin e rekrutuar të shërbimit sekret serb!?

– kush ia kishte përgatitur terrenin Presidentit të Serbisë Vuçiq që të futej deri në Syriganë e Bajë, nga ana e Zubqit, por që kjo nuk u realizuar?!, a janë zbuluar ende emrat e vrasësve të fëmijëve, grave dhe pleqve shqiptarë në Prekaz, Likoshan, Qirez, Izbicë, Logjë, Reçak etj?, kush i vrau të rinjtë serb në kafenenë Panda, afër Pejës?, kush i vrau dhe masakroi të rinjtë shqiptarë në ish kazermat e JNA- së, a ka ndonjë emër të ndonjë gjenerali vrasës së atëhershëm, deri ku kanë shkuar hulumtimet e këtyre gazetave kampione të sajesave?, Këta gazeta sajuese, deri me sot a kanë zbuluar se kush e vrau Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën?

– kush e vrau Afrim Zhitinë, Fari Fazliun, Ali Ajetin, Fahri Tallë, Mulollët, Shukrije Obërtinca e dhjetëra të tjerë, a kanë zbuluar këto portale të paktën një emër të vrasëseve deri me sot, vetëm një emër të vrasësve kriminel pushtues?, kush dha urdhër që të vriten  Tahir e Nebih Meha, madje edhe me familje nëse lipset!?

– Atë kohë, dënoheshin të rinjtë shqiptarë me 10 vite burg, vetëm për dy shkronja KR, vritej Tahir Meha me familje edhe sot në vazhdim; vritet polici Enver Zymberi dhe plagoset tjetri në veri, dhe vrasësit e shqiptarëve pinë kafe, shëtisin lirshëm, madje japin edhe intervista nëpër gazeta- siç janë këto portale paçavure!

– edhe më indikativ ishte fakti, kur kryeprokurori Sylë Hoxha, ditë më parë tha: “Sulmi ndaj policisë së Kosovës, përkatësisht plagosja e policit klasifikohet si tentim vrasje!”, jo zoti Syla, jo. Gjuajtja me armë drejt Policisë së Republikës së Kosovës, nga ai grup i armatosur (pavarësisht etnisë), nuk mund të klasifikohet vetëm tentim vrasje. Jo, ai është veprim terrorist, sulmi ndaj shtetit dhe organeve të tij, kualifikohet vepër e rëndë terroriste, kudo në EU dhe botë! Kjo heshtje, të bënë të besosh se po heshtet vetëm e vetëm se të armatosurit kriminel ishin serb! Po të ndodhte e kundërta, ta zëmë: sikur ky grup sulmuesish dhe kontrabandistesh të ishin shqiptarë, portalet në fjalë, do bënin gara s e kush do zbulonte edhe sa pula kanë këta kontrabandistë në kotec!, madje edhe kalibrin e armëve dhe sa gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes do zbulonin!…

-Përfaqësuesit e BE-së, që mëtojnë demokracinë i tërhoqën vërejtjen Kosovës që të veproj me maturi, por nuk ia tërhoqi vërejtjen Serbisë që kishte thirrur gjendje gatishmërie të Ushtrisë për të mbrojtur kontrabandistët!, EU, deri me sot, as një herë nuk ka përkrahur të paktën një aksion për të kontrolluar etnitetin serb në veri të Kosovës me qëllim të çarmatimit të tyre! Është për të u habitur; portalet në fjalë, për çdo ditë shkruajnë së armë posedon etniteti shqiptarë, madje japin shifrën se shqiptarët mbajnë mbi 300 mijë armë!, të mbushët mendja se i kanë njehur shtëpi me shtëpi dhe një me një!… Përderisa të gjithë janë kundër shqiptarëve, ne duhet të jemi pro neve, në të kundërtën bëhemi argat të huaj, me apo pa vetëdije.

  1. 6. 2019

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …