leoni

Veseli: Karantina duhet të shërbejë edhe si periudhë reflektimi për ta vlerësuar e për t’u kujdesur më shumë për natyrën

Kadri Veseli thotë se Samiti i Parisit mund të dështojë nëse spektri politik kosovar nuk i bashkon forcat

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në tavolinën e bisedimeve me Serbinë, nuk do të pranonte asnjëherë që të flitej për Mitrovicën apo ndonjë pjesë të territorit të vendit. Ai ka pohuar se pozitë dhe opozitë duhet të bashkohen në tema të tilla. Kryetari i partisë më të madhe në Qeveri, ka theksuar se Samiti i Parisit që është planifikuar të mbahet më 1 korrik mund të dështojë nëse spektri politik kosovar nuk i bashkon forcat. “Nuk ka samit të Parisit pa qenë bashkë. Berlinin dhe Parisin duhet t’i mbajmë afër. Unë nuk shkojë në Paris që të flas për taksën. Çka është për mua taksa para ulëses për OKB. Kosova duhet ta kryej këtë proces dhe ta mbajë SHBA-në afër. Sa për taksë nuk shkoj. Për Kosovën shkoj kurdo”, ka thënë Veseli nënjë paraqitje televizive.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …