leoni

Udhëheqësit e BE-së i konfirmojnë sot konkluzionet e arritura nga ministrat e Jashtëm lidhur me procesin e zgjerimit

Udhëheqësit e BE-së i konfirmojnë sot konkluzionet e arritura nga ministrat e Jashtëm lidhur me procesin e zgjerimit

Udhëheqësit e BE-së do të konfirmojnë konkluzionet e arritura nga ministrat e Jashtëm dhe të Çështjeve Evropiane mbi zgjerimin gjatë Samitit të Brukselit, i cili fillon sot. Këshilli thekson se bëhet fjalë vetëm për konfirmimin e konkluzioneve pa diskutim, apo vendime të tjera nga drejtuesit e shteteve anëtare për procesin e zgjerimit. Samiti i liderëve të BE-së në Bruksel fillon në orën 15.00 dhe aty pritet miratimi i konkluzioneve mbi buxhetin afatgjatë të BE-së, ndryshimet klimatike, dezinformimin dhe kërcënimet hibride. Presidentët dhe kryeministrat e BE-së do të diskutojnë gjithashtu për çështjet e jashtme dhe një vendim pritet të shtrijë sanksionet ndaj Rusi edhe për gjashtë muaj. Në pjesën e parë të takimit pritet konfirmimi i konkluzioneve ministrore mbi zgjerimin. Në fund të takimit, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, do të informojnë krerët e BE-së mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me Brexit, duke përfshirë përgatitjen e BE-së për skenarin që Britania të largohet nga BE-ja pa marrëveshje,

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …