Sot shënohet 20 Qershori Dita Botërore e Refugjatëve synon të tërheq vërejtjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve

Sot shënohet 20 Qershori Dita Botërore e Refugjatëve synon të tërheq vërejtjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve

Dita Botërore e Refugjatëve synon të tërheq vërejtjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve në mbarë botën. Në ditën Botërore të Refugjatëve shumë prej tyre nuk kanë shpresa për kthimin e në atdheun e tyre të mëparshëm. Miliona familje kanë humbur shtëpitë e tyre gjatë konflikteve të dhunës dhe luftës. Prandaj Asambleja e Përgjithshme vendosi që 20 qershori të shënohet si Dita Botërore e Refugjatëve. Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës. Evropa aktualisht është duke kaluar në një krizë të refugjatëve e cila ka nisur kur fluksi i madh i njerëzve filluan të ikin nga konflikti në Lindje të Mesme dhe Afrikë. Të dhënat e fundit e Organizatës së Kombeve të bashkuara tregojnë se mbi 70 milionë njerëz kanë ikur nga vendet e tyre për shkak të luftërave në mbarë botën. /kp/.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Varfëria në Kaçanik është faktor që mundëson shtrirjen e ideve ekstreme

Analisti Visar Ymeri ka theksuar se Kaçaniku është një nga vendet më të varfra të …