Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Natalia Apostolova, ka mirëpritur vendimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për largimin nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale zyrtarët e kësaj partie që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë. “E mirëpres vendimin e kryetarit të PDK-së që t’i largojë nga postet publike anëtarët e kësaj partie ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza. Pres që ta shoh që ky standard të aplikohet në gjithë spektrin politik dhe nga të gjitha partitë politike në Kosovë, ka shkruar Apostolova.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …