leoni

Fillon turneu i takimeve me të rinjtë nëpër Kosovë

Nën organizimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka filluar turneu i takimeve me të rinjtë nëpër tërë Kosovën, me moton “Rinia është shpresë për vendin”.

Ky turne filloi në takimin me të rinjtë në Shtime, ku mori pjesë edhe Ministri Kujtim Gashi.  Ai më këtë rast tha se filluam turneun e takimeve me të rinjtë tanë, për t’i konsultuar ata për të gjitha programet dhe projektet rinore, por edhe për tema të tjera që na preokupojnë si shoqëri, duke filluar nga shkollimi, punësimi, luftimi i dukurive negative, roli në vendimmarrje e deri tek arsyet e largimit të të rinjve nga vendi ynë.

Tutje ministri Gashi tha se “Ishte pajtim i përbashkët se themelimi i Fondit Rinor ka ndikuar dukshëm në mbështetjen e të rinjve dhe organizatave rinore të cilat kanë përfituar në fushat e pjesëmarrjes, edukimit, shëndetit, sigurisë njerëzore, punësimit, sportit, kulturës dhe rekreacionit”. Ai shtoi se duke shfrytëzuar Fondin Rinor si program i veçantë, i themeluar për t’i mbështetur të rinjtë tanë, përfitimet do të jenë në rend të parë të ata. Ai i inkurajoi rininë që të punojnë dhe të angazhohen sa më shumë, e në këtë mënyrë suksesi nuk do t’iu mungoj asnjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …