U mbajtën zgjedhjet në Temeqinë, Ngucat dhe Bubavec

Janë mbajtur zgjedhjet në fshatrat Temeqinë, Bubavec dhe Ngucat, të Komunës së Malishevës ku janë zgjedhur kryesitë dhe kryetarët e këtyre fshatrave, ndërsa për zgjedhjet në Kijevë, i mbetet komisionit komunal për organizmin dhe monitorimin e zgjedhjeve, të vendosin, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve me përbërje jo të plotë të komisionit.

Në Temeqinë është zgjedhur kryesia e re dhe kryetari i ri, Hajrush Kavaja, në Ngucat po ashtu është zgjedhur kryesia e re, me kryetar Mifail Helshani, ndërsa në Bubavec është zgjedhur kryesia dhe kryetar është rizgjedhur Fehmi Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …