Nën organizimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka filluar turneu i takimeve me të rinjtë nëpër tërë Kosovën, me moton “Rinia është shpresë për vendin”. Takimi i parë i këtij turneu u zhvillua me të rinjtë e komunës së Shtimes, ku mori pjesë edhe Ministri Kujtim Gashi. Ai tha se përveç programeve dhe projekteve rinore, me të rinjtë e Shtimes diskutuan edhe për tema të cilat e preokupojnë shoqërinë e vendit. Gashi shtoi se duke shfrytëzuar Fondin Rinor si program i veçantë, i themeluar për t’i mbështetur të rinjtë tanë, përfitimet do të jenë në rend të parë të ta. Ai i inkurajoi ata të punojnë dhe të angazhohen sa më shumë, e në këtë mënyrë suksesi nuk do t’iu mungojë asnjëherë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …