Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se Kadri Veseli ka bërë hapin e parë duke i hapur rrugë drejtësisë të veprojë. Ismaili, thekson se veprimi i Veselit për largimin e zyrtarëve që kanë akuza të konfirmuara ka për qëllim forcimin e PDK-së. Ai thotë se procesi i luftimit të krimit dhe korrupsionit nuk bëhet me një ditë por sipas tij Veseli hapin e parë të rëndësishëm tashmë e ka bërë. Pavarësisht largimit nga PDK-ja, ato figura nuk bën të damkosen dhe drejtësia duhet ta bëjë punën e vet sa më parë pasi sipas tij “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”. “PDK bëri hapin e parë duke krijuar hapësirën. Le të veprojë drejtësia dhe le ta merr fjalën e fundit që nëse ata persona kanë bërë shkelje ligjore të dënohen, në të kundërtën të mos damkosen ata dhe familjet e tyre”.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …