leoni

Ahmet Qeriqi

Ahmet Qeriqi: 20-vjet më parë Radio-Kosova e Lirë kreu misionin e vet historik të informimit gjatë luftës

Në 20-vjetorin e transmetimit të emisionit të fundit në zonat e luftës, më 21 qershor të vitit 1999, Radio Kosova e lirë kishte kryer misionin e vet informativ, tematik e kulturor gjatë kohës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë 20-vjetor, drejtori i Radios, Ahmet Qeriqi, për TV-Diellin dhe Radion Kosova e Lirë ka deklaruar:

Sot u mbushen 20-vjet qyshkur në Malet e Berishës, u transmetua emisioni i fundit  ditor i Radios-Kosova e Lirë, në bunkerin e Majës së Pallanikut. Përfundimi i programit pikërisht në ditën e largimit zyrtar dhe definitiv të forcave ushtarake e policore serbe nga Kosova, asokohe  ka pasur  simbolikën e vet domethënëse. Paralajmërimi i fitores qysh më 4 janar të vitit 1999 kishte qenë një hap tejet i guximshëm, por që ishte bërë realitet gjashtë muaj e gjysmë më vonë, pikërisht më 21 qershor të atij viti.

Radio-Kosova e Lirë për këtë 20 vite ka qenë dhe po mbetet zëri më besnik i lirisë dhe i fitores, zëri jehonë i luftës së UÇK-së dhe i amanetit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, zëri i të gjithë dëshmorëve të kombit dhe i forcave liridashëse shqiptare.

Duke i qëndruar besnike vlerave të luftës dhe vlerave kombëtare në përgjithësi, Radio Kosova e Lirë gjatë këtyre 20 viteve ka luftuar për të mbijetuar dhe ia ka arritur ta ruajë kredon e vet kombëtare e morale, pa u bërë vegël e asnjë force politike, por në mbështetje të fuqishme të të gjitha atyre forcave kombëtare që punojnë e veprojnë për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm në një Shqipëri për të gjithë shqiptarët në trojet e tyre, ashtu sikur i kanë edhe popujt e tjerë të Evropës e botës.

 

Shkrimi i plotë:

Në 20-vjetorin e transmetimit të emisionit të fundit në zonat e luftës, më 21 qershor të vitit 1999, Radio Kosova e lirë kishte kryer misionin e vet informativ, tematik e kulturor gjatë kohës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot u mbushen 20-vjet qyshkur në Malet e Berishës, u transmetua emisioni i fundit  ditor i Radios-Kosova e Lirë, në bunkerin e Majës së Pallanikut.

Përfundimi i programit pikërisht në ditën e largimit zyrtar dhe definitiv të forcave ushtarake e policore serbe nga Kosova, asokohe  ka pasur  simbolikën e vet domethënëse. Paralajmërimi i fitores qysh më 4 janar të vitit 1999  kishte qenë një hap tejet i guximshëm, por që ishte bërë realitet gjashtë muaj e gjysmë më vonë, pikërisht më 21 qershor të atij viti.

Radio-Kosova e Lirë, medium elektronik informativ që ishte themeluar me vendim të SHP të UÇK-së qysh më 13 nëntor të vitit 1998,  kishte  kryer me sukses misionin që  i kishte  caktuar vetvetes dhe kishte përmbyllur me shumë meritë kapitullin më të rëndë por edhe më të lavdishëm të ekzistencës së vet. Ishte radioja e vetme në Kosovë që së bashku me agjencinë Kosovapres, u bënë jehonë e vërtetë e luftës çlirimtare.

Me radion tonë kanë bashkëpunuar qindra liridashës nga mbarë trevat e përfshira në luftime. Në fushën e nderit ka rënë, luftëtari i lirisë, Xhavit Bajraktari, anëtar i stafit në terren. Në mbrojtje të Rrafshnaltës dhe të pozicioneve tona nga ku kemi transmetuar prej 1 prillit deri më 2 maj 1999 kanë rënë  13 dëshmorë të lirisë. Në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare ka rënë, luftëtarja e lirisë, Hyrë Emini e pastaj edhe Islam Berisha.

Në Brigadën 121, të Zonës Operative të Pashtrikut, ku e ka shtrirë aktivitetin transmetues Radioja Kosova e Lirë dhe Agjencia kosovapres kanë rënë 65 dëshmorë, në mesin e tyre edhe Ismet Jashari -Komandant Kumanova.

Radio “Kosova e lirë”, ka filluar transmetimin e emisioneve, më 4 janar të vitit 1999. Fillimisht kemi transmetuar 15 deri 30 minuta program provues informativ ditor. Pa vonuar ka filluar zgjerimi i programit ditor me emisione të ndryshme, si, reportazhe, intervista, biseda me ushtarë e eprorë të UÇK-së, biseda me familjarë të dëshmorëve e të tjera. Përveç informatave burimore nga terreni, kemi dhënë edhe komente të vazhdueshme në të cilat është pasqyruar qëndrimi politik i SHP të UÇK-së, lidhur me rrjedhat dhe zhvillimin e ngjarjeve, gjatë kësaj periudhe kohore si dhe emisione tematike për dëshmorët.

Një vend të rëndësishëm në kuadër të programit tonë ditor, kanë zënë edhe shkrimet e ndryshme tematike, shënime përvjetorësh të luftës sonë për liri e pavarësi, pastaj emisioni i muzikës së zgjedhur popullore. Në kuadër të emisioneve tona informative janë transmetuar edhe komunikata e informata të tjera të SHP të UÇK-së si komunikata e deklarata të komandave të zonave operative nga terreni.

Emisionet kanë qenë afirmative aq sa kanë lejuar kushtet e rrethanat në territorin që e kishte nën kontroll ushtria jonë çlirimtare. Jemi ballafaquar me pengesa të ndryshme të natyrës objektive, me mungesë të kuadrit, me mungesë të shprehur të mjeteve e pajisjeve më se të nevojshme, me bombardime të përditshme, por megjithatë kemi vazhduar punën me këmbëngulje, përkushtim e sakrificë.

Kanë kaluar 20-vjet dhe Radio-Kosova e Lirë ende transmeton program ditor në selinë e vet në Prishtinë. Edhe pse medium i luftës dhe vlerë e pakontestueshme e saj për liri e pavarësi, kjo Radio, pas luftës  nuk u mor nën mbrojtje as përkrahje institucionale, nga asnjë prej qeverive të  derisotme të Kosovës,  derisa janë marrë në mbrojtje dhe financohen nga Buxheti i Shtetit  shoqëri kulturore e shoqata të kohës së ish Lidhjes Socialiste të Popullit Punojnë të regjimit të RSFJ-së.

Radio-Kosova e Lirë për këtë 20 vite ka qenë dhe po mbetet zëri më besnik i lirisë dhe i fitores, zëri jehonë i luftës së UÇK-së dhe i amanetit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, zëri i të gjithë dëshmorëve të kombit dhe forcave liridashëse shqiptare.

Duke i qëndruar besnike vlerave të luftës dhe vlerave kombëtare në përgjithësi, Radio Kosova e Lirë gjatë këtyre 20 viteve ka luftuar për të mbijetuar dhe ia ka arritur ta ruajë kredon e vet kombëtare e morale, pa u bërë vegël e asnjë force politike, por në mbështetje të fuqishme të të gjitha atyre forcave kombëtare që punojnë e veprojnë për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm në një Shqipëri për të gjithë shqiptarët në trojet e tyre, ashtu sikur i kanë shtetet e tyre edhe popujt e tjerë të Evropës e botës.

21. 6. 2019

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …