Në veri të Kosovës, vërehen shitore të boshatisura ku nuk gjenden as artikuj elementarë me prejardhje nga Serbia, që për qëllim kanë pasqyrimin e një gjendje të rëndë të ashtuquajtur ‘katastrofë humanitare’ për qytetarët e veriut, është plani që po përgatitet nga njerëz të caktuar në veri, të dirigjuar nga Beogradi, i cili po vazhdon përpjekjet e vazhdueshme të sulmeve ndaj Kosovës, që për synim kanë destabilizimin e veriut të saj. Burime të sigurta të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se një takim urgjent është mbajtur të mërkurën mbrëma në hotelin ‘Gray’ në veri të Mitrovicës, ku kanë marrë pjesë kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave veriore, disa afaristë të shquar të asaj pjese, përfaqësues ilegalë të institucioneve, si dhe një zyrtar i lartë i Qeverisë nga Beogradi, me ç’ rast, veç tjerash, është hartuar plani për të ashtuquajturën “katastrofë humanitare” në veri të Kosovës. (KOSOVAPRESS)
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …