Valon Murati: Ripërcaktimi i kufijve do të duhej të paraqitej nga vet shqiptarët dhe Kosova Lindore t'i bashkohet Kosovës

Murati: Sllovakia ta njoh njëherë Kosovën në këta kufij, pastaj të shpreh qëndrim pro ose kundër shkëmbimit të territoreve

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, e ka cilësuar absurd faktin se sot ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, ka paraqitur qëndrim kundër shkëmbit të territoreve, për çka më pas kryeministri Ramush Haradinaj, e ka falënderuar. Të kujtojmë që Sllovakia është vend që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Murati, ka thënë se Sllovakia nuk mund të ketë qëndrim rreth kufijve të Kosovës pa e njohur atë si shtet. “Sllovakia zyrtarisht nuk e njeh Republikën e Kosovës, rrjedhimisht e konsideron se është pjesë e Serbisë. Në anën tjetër kryeministri ynë e falënderon ministrin e punëve të jashtme të Sllovakisë për qëndrimin e tyre kundër shkëmbimit të territoreve! Situatë goxha absurde kjo!”, ka shkruar ai. “Sllovakia njëherë duhet të njoh Kosovën në këta kufij, për të pasur pastaj qëndrim pro ose kundër shkëmbimit të territoreve, ripërcaktimit apo korrigjimit të kufijve. Çdo gjë qëndrim tjetër, nënkupton se Sllovakia është kundër shkëmbimit të territoreve sepse tërë Kosovën e konsideron brenda kufijve të Serbisë”, ka përfunduar Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …