leoni

Lëshohet për qarkullim ura e Balincës, fillon puna në tranzitin e Malishevës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të premten përuroi urën e Balincës, pjesë e rrugës nacionale N9, Prishtinë – Pejë. Vlera totale e investimit që përfshinë ndërtimin e urës me gjithë infrastrukturën përcjellëse, kap shifrën 773 mijë e 485 euro.

Gjatë ditës, Lekaj mori pjesë edhe në fillimin e punimeve në segmentin e ri të tranzitit të Malishevës. Loti me gjatësi prej 3.6 kilometra, do të kushtojë rreth 960 mijë euro dhe pritet të përfundojë për 180 ditë pune.

Ministri Lekaj tha se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nën udhëheqjen e tij, është e përkushtuar të kryej projekte të rëndësishme infrastrukturore, lokale e qendrore, të nevojshme për secilin qytetarë të Republikës së Kosovës. Ai shtoi se rrugët duhet të shërbejnë për lidhje të qyteteve të Kosovës, në mënyrë të sigurtë.

Paraprakisht, Lekaj, u prit në takim nga kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili shprehu falënderimin për përkrahje të vazhdueshme të komunës që ai drejton, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …