leoni

AKV “Kemajl Azizi” merr çmimin e tretë për interpretim të valles në Tiranë

Ansambli i të rinjve të AKV “Kemajl Azizi” të Vitisë, ka marrë pjesë në Festivalin e Talentëve të Rinj Internacional shqiptar në Tiranë në të cilën morën pjesë 14 shtete.

Ansambli “Kemajl Azizi’ u nderua me çmimin e tretë të këtij Festivali, për interpretim të valles. Anëtarët e rinj të këtij ansambli u pritën me interesim të madh nga publiku, për çka edhe u duartrokit për interpretim origjinal e autokton të valles. Ky Festival që sivjet mbajti edicionin e pestë me radhë, organizohet nga Qendra Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare” me kryetare Margarita Xhepa. Udhëheqësia e Ansamblit kanë falënderuar Institucionet komunale për mbështetjen e vazhdueshme që po i jepet këtij ansambli në pjesëmarrje të Festivaleve të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …