Ramosaj projektin e shëtitores në Lumbardhin e Deçanit e quan me pamjen më të bukur në shtetin e Kosovës

Për të parë nga afër dinamikën e punëve të cilat janë duke vazhduar për rregullimin e Shtratit të lumit Lumbardh dhe shëtitores në Deçan, kryetari i komunës Bashkim Ramosaj bashk me Drejtorin e Urbanizmit Ramë Melaj kanë inspektuar punimet.

Kryetari Ramosaj u nda i kënaqur më dinamiken e punimeve dhe punën që është duke kryer Operatori Ekonomik N.N. “Infra- Plus’’. Ramosaj pret që punimet duhet të kryhen më përkushtim duke zbatuar në përpikëri projektin për rregullimin e shtratit të Lumbardhit si dhe infrastrukturën përcjellëse nga vendi i quajtur “Ura e Demës” deri tek uji i thartë ku përgjatë lumit do të ruhet origjinaliteti i rrjedhjës së ujit, si dhe do të punohet në të dyja anët për të krijuar ambient të bukur dhe atraktiv duke shtuar se ky investim është një mundësi e mirë e Zhvillimit Ekonomik për Ekonomit e vogla familjare në Deçan’’.  Ramosaj thotë se projekti i rregullimit të shëtitores së Lumbardhit do të merr pamjen më të bukur në shtetin e Kosovës. Projekti në fjalë i nisur në Tetor të vitit 2018 është paraparë që të përfundohet brenda 36 muajve ndërsa vlera e përgjithshme kap shumën prej 3 milion e 300 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …