Kosova dhe Serbia duhet t’i mënjanojnë pengesat, t’i evitojnë provokimet e të bisedojnë, ka kumtuar Departamenti Amerikan i Shtetit, lidhur me anulimin e Samitit të Parisit. Në kumtesën që e përcjellë Zëri i Amerikës, theksohet se SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrah dialogun që e ndërmjetëson BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe t’i ndihmojmë të dy palët, si dhe BE-në si ndërmjetës për të gjetur zgjidhjen rreth të cilës do të pajtoheshin të gjithë”, theksohet në kumtesë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …