leoni

Komuna e Skenderajt në shërbim me të gjitha lehtësirat dhe përfitimet për investitorët

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë vizituar të shtunën fabrikën Adifix EPS, e cila merret me prodhimin e materialit ndërtimor.

Kjo ndërmarrje ka filluar edhe një linjë të re prodhimi, atë të styroporit, e cila pritet të nis punën shumë shpejt, pasi pothuajse janë drejt finalizimit të montimit të pajisjeve të avancuara për prodhim. Kryetari Jashari, me këtë rast, e ka lavdëruar familjen Bajraktari, për investimet në ndërtimin e kësaj fabrike.

“Është për t’u lavdëruar investimi i familjes së vyer e punëtore Bajraktari, në hapjen e linjës së re të prodhimit të styroporit EPS, përveç asaj të prodhimit të materialit ndërtimor, çka pritet që, përveç punësimit të një numri mesatar punëtorësh, produktet e prodhuara në këtë fabrikë të eksportohen edhe jashtë tregut të Kosovës.

Gjatë vizitës së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe kryetarin e Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, në fabrikën ADIFIX, pamë se pajisjet e nevojshme tashmë janë thuajse të montuara, dhe shpejt pritet prerja e shiritit çka shënon edhe fillimin e punës së fabrikës miliona euro investim”, është shprehur kryetari Jashari.

Komuna e Skenderajt mirëpret çdo investim si nga jashtë ashtu edhe brenda, të cilat ndikojnë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe mundësojnë zhvillim ekonomik, ndërkohë që kryetari Jashari është zotuar se do të jetë në shërbim me të gjitha lehtësirat dhe përfitimet të çdo investitori.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …