Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është i bindur që partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk janë të gatshme të shkojnë në zgjedhe, pasi nuk i kanë punët mirë në terren. Ai thotë se i vetmi subjekt politik që është i gatshëm të shkojnë në zgjedhje është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe se janë shumë afër për të qenë subjekti i parë politik. Haradinaj në intervistën 45/45 për KosovaPress, flet edhe për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Gjykatën Speciale, listat e veteranëve dhe për partitë tjera. Deputeti Haradinaj thotë se rezultatet e punës së Qeverisë aktuale janë të prekshme, ndërsa thotë se detyrë e opozitës është që të kritikojë. Ai thotë se derisa opozita nuk e ka shumicën, koalicioni është stabil. Sa i përket dialogut me shtetin serb, deputeti Haradinaj thotë se me Serbinë mund të flasin vetëm për njohje reciproke. Sipas tij, temat e brendshme të Kosovës janë të Kosovës dhe nuk kanë çka diskutohet me shtetin serb. Gjykatën Speciale vazhdon ta sheh si vendim politik, ndërsa thotë se nuk ka marrë ftesë për t’u intervistuar nga kjo gjykatë. Deputeti Haradinaj thotë se të gjithë që kanë qenë në luftë kanë kryer detyrën e shenjt për liri të vendit dhe duhet të ndjehen krenar. Ndërsa, thotë se edhe 100 gjykata po të bëhen nuk mund ta njollosin luftën që e kanë bërë për liri të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …