Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme Vjosa Osmani sot takuan Zëvendës-presidentin e BE-së Rainer Wieland së bashku me 20 përfaqësues senior të CDU-së, bën të ditur komunikata për media nga LDK. Hoti e falënderoi Wieland dhe të pranishmit për angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme në shtet ndërtimin e Kosovës. Në takim u diskutua për sfidat e brendshme të Kosovës në tema të ndryshme si sundimi i ligjit dhe për çështje që lidhen me politikën e jashtme siç është dialogu me Serbinë. “Në fund të takimit Wieland falënderoi Hoti për takimin si dhe theksoj edhe një herë se LDK mbetet partneri me kredibil për procesin e integrimit euro-atlantik te vendit tonë”, theksohet në komunikatën e LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …