Hysen Tërpeza (1910 – 2002), luftëtar me një qëndrim të pathyeshëm burrëror e atdhetar

Hysen Tërpeza (1910 – 2002), luftëtar me një qëndrim të pathyeshëm burrëror e atdhetar

Më 23 qershor të vitit 2002 vdiq atdhetari demokrat,  burri i madh i Kosovës, Hysen Tërpeza. Ai  lindi më 10 qershor të vitit 1910, në fshatin Tërpezë të Vitisë. Ishte luftëtar popullor, nacionalist në radhët e Lëvizjes Nacional-demokratike shqiptare dhe njëri ndër ideatorët e saj.  Në vjeshtë të vitit  1945, me disa të afërm dhe krerë të LNDSH-së me një grup prej 150 luftëtarësh arrin të arratiset për në Greqi, ku nuk mirëpriten nga regjimi grek, por megjithatë  marrin strehim politik. Grekët në një kamp strehimi në Iraklion i kishin vrarë 15 bashkëluftëtarë të tij, ndërsa Hysen Tërpeza largohet  nga Greqia dhe merr azil politik në Turqi. Pastaj shkon në Gjermani dhe në Amerikë. Qëndroi i pathyeshëm në planin kombëtar dhe nuk lejoi që bashkëluftëtarët e tij të merrnin pjesë në bandat diversive, që dërgonin shtetet e perëndimit për ta rrëzuar Qeverinë në Tiranë. Për këtë qëndrim atdhetar e kishin etiketuar si komunist. Janë antologjike fjalët e tij. “Për 5oo vjet mesi e krijuam një Shqipëri të Vogël dhe tani po kërkoni ta zhbëjmë edhe atë, vetëm sepse në Qeveri janë komunistë. Unë nuk jam komunist por jam shqiptar që e dua atdheun tim”. Familja Tërpeza ka qenë ndër familjet nacionaliste më të përndjekura dhe më të keqtrajtuar në Kosovës, pas Luftës së Dytë Botërore. ( Ahmet Qeriqi, Kalendari Kombëtar, TV-Dielli RKL)

Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Hysen Terpeza  bashku me grupin e tij rreth 100 luftetare kalon nga Kosova në Maqedoni ku hasin në disa prita të komunistëve dhe humbin 4 anëtarë të grupit. Pas shpërthimit të këtyre pritave, ata kalojnë në Greqi, ku gjejnë strehim për një kohë të shkurtër, si aleatë të Greqisë.

Pas një kohe të shkurtë, shtëpia ku grupi i tyre ishte i strehuar, sulmohet nga forca komuniste  greke) dhe digjet së bashku me 4-5 anëtarë të grupit. Qeveria greke pastaj i ofron një vendstrehim tjetër dhe nga ai vendstrehim ky grup kërkon ndihmë dhe këshilla nga Mid’hat Frashëri. Nga ky marrin këshillë që të prisnin zhvillimin e situatës dhe si t’u jipej rasti të merrnin rrugën e mërgimit siq kishin bërë grupet tjera.

Pasi që forcat komuniste sundonin pjesen më të madhe të Ballkanit. z.Tërpeza zhvillon aktivitete ndër shqiptarët për një kohë të gjatë deri sa nga informatorët e sigurimit shtetëror Turk informohet për aktivizimin e sigurimit shtetërorë Jugosllav, në Stamboll, dhe për këtë shkak këshillohet që çarkullimin e tij personal ta kufizonte.

Edhe për kundër këtyre të dhënave ai nuk e kufizon lëvizjen e tij deri me rastin e takimit të tij me një person nga Martinajt (sot, Mali i Zi). Ky takim kishte ndodhur në një kafeteri përderi sa Tërpeza ishte nën përcjelljen e dy nipave të tij. Pas bisedës së zhvilluar, paraqitur si dëshirës nga personi për një bisedë në katër, ngrihen që të dy dhe ecin në mes të dy nipave. Për një moment personi ulët në pozitë gjoja se të mbathë këpucët dhe në atë moment njëri nga nipat e kapë për jake dhe drejton personin të cilit Tërpeza i kërcënohet me armë në fyt.

Hysen Tërpreza migron në Gjermani ku po ashtu ndiqej nga agjentët e Jugosllavisë. Nga Gjermania shkon për t’u strehuara në Bruksel, pastaj vendoset në Gjermani ku priste ndihmën e cila siç duket nuk vinte edhe pas letrës së dytë të drejtuar Mbretëreshës. ↵Pas lerës së dytë të mbetur pa përgjigje merr rrugë për në ShBA. Aty aktivizohet dhe merr pjesë në Lidhja e Tretë e Prizrenit

Pas lerës së dytë të mbetur pa përgjegje merr rrugë për në ShBA. Aty aktivizohet dhe merr pjesë në lidhjen e III të Prizrenit. Në mbledhjen e lidhjes, merr fjalën dhe prezanton pikëpamjet e tija mbi situatën e përgjithshme politiko-shoqërore  të shqiptarëve. Gjatë fjalimit të tij vije deri tek polemika me disa anëtarë të mbledhjes. Ndër këto replika dallohen fjalët e tij drejtuar mendimeve për grusht-shtet të armatosur. Neve na duhet t’a ruajmë atë grim Shqipni, kryetarët e kryeministrat shkojnë e vijnë, qeveritë shkojnë e vijnë, ne duhet t’a duam Shqipnin, strumullar të shqiptarisë.

Në këtë mbledhje ai demonstron me ndjenja protestën e tij ndaj ndërrimeve me dhunë fizike,  për të cilat mendonte se gjithnjë në histori kanë ardhur nga veriu, kosova apo lindja, ndërsa i lartësonte ndërrimet politike të pa dhunë që sipas tij ato vinin më së shumti nga jugu. Paraqitjes së tillë iu kishin  kundërvënë anëtarë të shumtë me përshëndetjen komuniste (grushtin pranë kokës) me të cilën dëshironin që Hysen  Tërpezën ta vulosnin si komunist. Pas këtij reaksioni ignorues, i dëshpruar për keqpërdorimin e mendimit të tij për qëllime afatshkurta, Hysen Tërpeza pa folur e lëshon foltoren dhe ulet pranë Athanas Athanasit i cili i drejtohet me fjalët: Mbaju  he burrë si gjithherë. Pas kësaj në foltore del Athanasi dhe i kundërvihet atyre që e injoruan mendimin e Tërpezës duke trajtuar  si Enverist.

Hysen Tërpeza -atdhetar i shquar, kur bënë fjalë për Luftën e Preshevës, mes tjerash thotë: “…Ishte Dita e Kurban Bajramit…kur arritëm në Preshevë e kuptuam se ishte ndalur lufta, në të cilën pati shumë të vrarë…Atëherë pash se në Preshevë kishin arritur edhe Mulla Idrizi me një fuqi, Ramiz Cernica ish- kryetar komunës së Parteshit, Sylë Hotli nga Kumanova, të tubuar rreth Mulla Idriz Gjilani Velekincës, zëvendës-komandant Sylë Hotli, Sylë Zarbicës dhe Ramiz Cernica Edhe Ramiz Cërrnica, në shqyrtimin kryesorë kundër tij.

Pas kësaj Tërpeza viziton në Turqi, Shqipëri dhe kthehet në vendlindje ku i shtrin dorën e pajtimit Fadil Hoxhës në shenjë të motos së jetës së tij: “Kam ditë dhe die të luaj qarkun, por asnjëherëë politiken”. Me Fadil Hoxhën, Tërpeza ishte kundërshtarë për shkak se për derisa Tërpeza ishte anëtarë i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Fadil Hoxha ishte anëtarë i Konferencës së Bujanit. Dy rryma me kahe të kundërta e me një qëllim, bashkimin e trojeve shqiptare.

Veprimtari i madh i kombit ka botuar në perëndim dy vepra:

“Ka me na gjykue Nana Kosovë”, Nju-Jork, 1976, dhe Tradhtia serbe, planifikimi i qeveris jugosllave për shpërnguljen e shqiptarëve”,  Gjermani, maj 1979.

Për Hysen Tërpezën janë shkruar e botuar këto vepra:

|Mustafë Xhemaili: “Hysen Tërpeza, luftëtar i Shqipërisë Etnike”, intervistë në 13 vazhdime, Kombi, Prishtinë, 1997-1998

|Ilaz Metaj-Ali Llunji: “Hysen Tërpeza – histori e gjallë”, monografi, Prishtinë, 1992

Mustafë Xhemajli: HYSEN TËRPEZA – NJË LEGJENDË PËR KOSOVËN”. (Vikipedia)

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …