leoni

Kurora lulesh te Ministria e Drejtësisë dhe te selia e EULEX-it për vdekjen e drejtësisë

Një grup qytetarësh nga Drenica   kanë organizuar sot një defile me moton:  “Zoti na lashtë shnosh për drejtësinë”, në ditëlindjen e 55-të të ish-Komandantit të Zonës së Drenicës gjatë luftës dhe  të kryetarit të Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku Ata në mënyrë simbolike vendosën kurora te ndërtesa e EULEX-it dhe objekti i Ministrisë së Drejtësisë, të cilët thanë se nënkuptojnë funksionimin e drejtësisë në baza etnike.“Ky është rasti më i mirë, që do të merret si shembull se si në një shtet drejtësia funksionon në dy forma. Ky është rasti që tregon se si drejtësia në Kosovë nuk funksion me ligj por në baza etnike. Në një shtet ku ligji nuk është i njëjtë për të gjithë, drejtësia është vdekur. Qofshim shnosh’ për drejtësinë në Kosovë”, thanë përfaqësuesit e këtij grupi, që ishin pjesë e aktivitetit të sotëm.Edhe Mërgimi djali i Sami Lushtakut  ka uruar babanë e tij në shenjë pamundësie që tortën e ditëlindjes ta shijojnë së bashku në shtëpi. Sot ishim në vizitë tek prindi ynë. Ai nesër mbush 55 vite… Jeta është sfidë, dhe ti e sfidove jetën për qëllime më fisnike, për Lirinë e Popullit dhe Vendit tënd, ka shkruar Mërgim Lushtaku  në postimin e tij, të shoqëruar me fotografinë që ia ka dërguar babait të tij në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc, ku po e vuan dënimin, pas një gjykimi të montuar politik.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …