Disa medie dhe portale duke bartur shkrimet me copy paste nga njeri-tjetri, sot shënuan Kalendarin historik në përkutim të 71 vjetorit të rënies heroike të Komandantit të Çlirimtarëve në Drenicë, Shaban Palluzha. Në konstatimet e tyre thuhet se Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica u vranë në natën mes 21 dhe 22 shkurtit të vitit 1945. Dallimi mes rënies dhe vrasjes ka të bëjë me mënyrën e mbylljes së jetës së njeriut dhe atij që bie për Atdhe apo për një ideal të caktuar, e kjo nuk është e njëjtë.
Dallimi, në këtë rast nuk është vetëm figurativ por esencial, sepse nuk është e njëjtë vrasja e një individi pas shpine apo qoftë edhe për ballë, vrasje me pushkatimim, apo rënie në luftë në përpjekje për ta çarë rrethimin dhe në përpjekje për ta mundur armikun, sikur në rastin konket për të cilin po shkruajmë. Togfjalëshi: ka rënë duke luftuar, dhe u vra nuk mund të barazvlerësohen dhe është krejtësisht e gabueshme përpjekja për të bërë relativizime të tilla, të cilat bëhen me qëllim për ta zbutur, sikur thuhet gjuhën e urrejtjes. Kjo bëhet në akord me një blla-blla të zëdhënësit të Isa Mustafës, Bajram Geci i cili kundërshton fjalën “tradhtar” dhe kërkon që ajo fjalë të mos përdorët kurrë, madje mundësisht të hiqet edhe nga fjalori i gjuhës shqipe, edhe nga Himni i Flamurit, sepse fjalia “Prej lufte veç ai largohet, Që është lindur tradhëtor”, jo vetëm një herë ka goditur Gecin, Isën Ibrahimin dhe himët dhe shokët e himëve e gecëve, të cilët nuk e durojnë dot “folkorizimin” dhe traditën heroike të kombit shqiptar dhe që nuk është karakteristikë vetëm e shqiptarëve por e çdo populli liridashës të botës.
Heronjtë e dëshmorët nuk vriten, por bien heroikisht dhe trimërisht, ashtu sikur kanë rënë duke luftuar ballë për ballë forcave të shumta jugosllave trimat e Drenicës heroike, Shaban Palluzha, Mehmet Gradica dhe qindra të tjerë gjatë ditëve të shtetrrethimit në Drenicë, në shkurt të vitit 1945. Shaban Palluzha nuk ishte njër ndër komandantët e njohur të Drenicës, sikur shkruan në shkrimin e afishuar, por ishte Komandanti kryesor i kryengritjes kundër regjimit shqiptarvrasës jugosllav i cili u instalua me dhunë terror e barbari në Kosovë, qysh në fillim të vitit 1945.
Shaban Palluzha 1871-1945
Kryetrimi i Drenicës në Luftën e Dytë Botërore, Shaban Polluzha ishte i biri i Mustafë Rexhep Kastratit, të fshatit Palluzhë të Drenicës. Ai rrjedh nga një familje me gjendje ekonomike mesatare. Shabani nuk ishte i arsimuar, por si i ri u inkuadrua në jeten politike, të cilën ia imponuan rrethanat dhe padrejtësitë e regjimeve pushtuese. U përball me bullgarë e austriak gjat Luftës së Parë Botërore, dhe me regjimin e jugosllavise borgjeze. Gjatë mbretërisë jugosllave ishte i inkuadruar në jetën politike, kryetar e deputet. Shpesh konfrontohej me qarqet e regjimit antipopullorë dhe për një kohë u detyrua të kalojë në ilegalietet në Shqipëri. Gjatë luftës se Dyte Botërore ishte komandant i një pjesë të frontit në Mal të Zi, Kollashin dhe Sanxhaku i Tregut të Ri, ku u dallua për organizim e strategji. Ishte anëtar i Këshillit te Islihatit (gjyqit paqetues) dhe me propozimin e Miftar Bajraktarit e emërojnë kryetar te Islihatit në Drenice. Shaban Polluzha kishte edhe taktike politike. Ai me strategji politike kishte bërë njëfar lidhje formale dhe mashtruese me qarqet komuniste, por ne realitet ai asnjeherë këtë ideologji nuk e pranoi si ideologji qe do të zgjidhte qështjen shqipetare. Shpeshëherë në mesin e shokëve dhe bashkëkohësve të tij u thoshte, “unë kam përvojë ne bashkëpunim me serbët, siç jam munduar të bashkëpunoj me ta sinqerisht, por më kot, sepse besë dhe marrveshje të sinqertë kurr nuk kam mund të bëje me ta”. Prandaj, shton ai, “duhet mbajtur njëfare afrimi politik derisa të arrijmë qellimin tonë”. Per këtë paria dhe këshilli organizativ i Kuvendit të Skenderajt e propozuan për komandant të Brigadës së Drenicës. Dihet mirëfilli se pas kapitullimit të Italisë fashiste (shtator 1943) Shtabi Suprem i UNÇJ-së shtoi aktivitetin e vet ushtarak, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare dhe deri në nëntor 1944(por edhe më herët) në këto hapsira,u formuan njësite të shumta të “UNÇJ-së”,duke filluar nga çetat,aradhat,batalionet e deri në brigada.Këto formacione partizane edhe pse u formuan në trrollin shqiptar nuk u formuan për të mirën e shqiptarëve. Në gjysmën e dytë të vitit 1944,derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse…)përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane, Titoja do t´i shfrytëzojë këto rrethana, për luftimin e forcave të mbrojtjes kombëtare shqiptare 1 dhe ripushtimin e Kosovës… Për t´i realizuar më lehtë synimet e saj ,udhëheqja jugosllave,në fillim të janarit 1945 urdhëron mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin e ashtuquajtur të Sremit-në Serbi.Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944-janar 1945 ishte përqëndruar në Drenicë,”Shtabi Operativ i Kosmetit”,urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës,për t´u bashkuar me Brigadën VII,e cila po marshonte për Sërbi.
Shtabi i Brigadës së Drenicës largimin nga Kosova do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtarisë jugosllave, mirëpo pas dështimit të nënshtrimit të Shaban Polluzhës më 25 janar nisin operacionet ushtarake në shkallë të gjerë për asgjësimin e Brigadës së tij.
Në këto operacione antishqiptare morën pjesë divizionet 24, 26, 44, 46, 52 të Sërbisë. Divizionet 41 dhe 50 të Maqedonisë, grupi i brigadave të Malit të Zi (brigada e I e Bokës dhe brigada e VI) 2 dhe repartet speciale të OZN-s të drejtuara nga Spasoje Gjakoviq. Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë…, më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B. Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Këtë vendim Titoja e mori më 7 shkurt 1945 në Beograd, në një takim me ushtarakët serb: Savo Dërleviqin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin. Me këtë urdhër , i tërë pushteti në Kosovë do t´i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atë gjyqësor.
Gjatë ndryshimeve në strukturën komanduese në krye të pushtetit ushtarak përkatësisht të “Shtabit të Ri Operativ” u emrua ish-shefi i Armatës I-rë, kolonel Savo Dërleviq, duke e zavendësuar Fadil Hoxhën, i cili mbeti zavendës i tij. Shef i Shtabit u emrua nënkolonel Dushan Vukotiq(deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllav),shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviq(i dërguar nga shtabi qëndror i Sërbisë),ndërsa komisar politik u emrua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1944 kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke formuar Divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin 46,52…etj.
Kjo makineri ushtarake në Kosovë duke i marrë të gjitha masat gjoja për “spastrimin” e terenit nga “mbeturinat e fashizmit” dhe “kundërrevolucionarët” vrau e masakroi pamëshirë mijëra shqiptarë gjithandej Kosovës. Në këtë fushatë të egër ushtarake më 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicës, pas rënies së tribunëve popullorë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica në kullat e Dvoranëve në Tërstenik. ( Vikipedia)