Gazeta britanike “Independent” Qeverinë e Isa Mustafës e quan regjim policor

Duke komentuar e përshkruar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe hedhjen e gazit lotsjellës si mjet për të kundërshtuar Qeverinë, gazeta “Indipendent” qeverinë e Isa Mustafës e quan regjim policor. Analistët kanë vlerësuar se kjo është hera e parë që një gazetë me autoritet ndërkombëtar Qeverinë e Kosovës e quan regjim. Gazeta përshkruan sesi zyrtarët policorë hyrën brenda sallës dhe nxorën jashtë deputetët, pasi u ndërpre puna e Kuvendit si pasojë e shpërndarjes së gazit. Disa kanistra u shpërthyen në Kuvend, si pjesë e protestës së opozitës kundër korrupsionit, papunësisë dhe marrëveshjeve diplomatike me Serbinë dhe Malin e Zi.  Nuk është kjo hera e parë që opozita përdor lotsjellësin, thuhet më tej në komentin e kësaj gazet, duke ilustruar me fakte se Kosova vazhdon të jetë shtet i i varfër me papunësinë gjithnjë në rritje. Shteti, po ashtu, ka provuar t’i bashkohet OKB-së vazhdimisht, mirëpo është bllokuar nga Rusia në mënyrë të përsëritur, shkruan mes tjerash “Indipendent”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …