Skënder Krasniqi: Rritje ekonomike që e kemi në vendin tonë është më e vogël se një rritje prej 0.1 përqind

OAK është shumë e shqetësuar për rënien e punësimit në Kosovë

OAK është e shumë e shqetësuar me gjendjen e rënd të punësimit në vend. Rritja e papunësisë në Kosovë po merr hov çdo vit e më shumë, ndërkohë që nuk ka asnjë shenjë për rritje të punësimit, ku në çdo vit në moshë pune dalin rrethë 30.000 persona.

Këtë vit, edhe përkundër deklaratave të zyrtarëve qeveritarë se ka ulje të papunësisë, të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë rënie të vazhdueshme.

Sipas Entit të statistikave të Kosovës gjatë vitit 2018 kemi një rënie prej 10.000 vendeve të punës në krahasim me 2017-ën, ndërkohë që vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti kemi përsëri rënie prej mbi 6000 vendeve të punës.

Në periudhën e njëjtë, Maqedonia ka një rritje prej 50.000 vendeve të reja të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …