Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor, në Shqipëri, për të mos çregjistruar nga zgjedhjet, Partinë e Unitetit Kombëtar ka bërë jehonë edhe në mediet e huaja. Gazeta prestigjioze amerikane New York Times, shkruan se, “institucioni më i lartë ligjor i zgjedhjeve në Shqipëri vendosi sot në favor të zhvillimit të zgjedhjeve lokale të së dielës, duke hedhur poshtë një lëvizje të Ilir Metës për anulimin e procesit”. “Kolegji Zgjedhor pesë anëtarësh votoi njëzëri që një parti e vogël politike, e cila në bazë të vendimit të Presidentit Ilir Meta kishte kërkuar të çregjistrohej, duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e së dielës. Lajmi është botuar edhe në gazetën tjetër amerikane “Washington Post”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …