Çdo njeri ka të drejtë për të shprehur bindjen e tij, në çfarëdo forme çoftë ajo, përfshirë edhe atë më sublimen, për të Votuar. Vota është e shenjtë, ajo nuk guxon të pengohët. Kjo është një e drejtë ekskluzive, për ti zgjedhur përfaqësuesit e tyre.
Në Botë ka raste të kur partitë opozitare të pakënaqura, bëjnë veprime të ndryshme konform ligjeve në fuqi. Gjithnjë duke mos cenuar funksionimin e institucioneve relevante shtetërore. Në zgjedhjet e ndryshme elektorale, partitë shpesh bojkotojnë për të protestuar me poltikat e partisë në pushtet. Por, kjo taktikë, shpeshëherë, mund të jetë shkatërruese për partitë bojkotuese. Mungesa e pjesëmarrjes në zgjedhje rrallë anullon rezultatet e zgjedhjeve, ka të ngjarë të shkëpusë më tej grupet bojkotuese nga organet e pushtetit, duke i lënë ata të ndjeshëm ndaj irrelevancës politike.
Zgjedhjet në Shqipëri po afrohen, po ashtu edhe tensionet politike janë në pikën më kritike, për shkakun se opozita lëre që nuk do marri pjesë në to, por duan që ti pengojnë me çfarëdo forme, e që nuk është aspak demokratike. Këtë situatë aspak të këndëshme në një formë apo tjetrën e ka ngatërruar Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili para pakë kohësh i “ç’dekretoi” këto zgjedhje. Me arsyetim tejet, jo bindës, në bazë të Kushtetutës. Në bazë të Kushtetutës Presidenti bënë dekretimin e zgjedhjeve, mirëpo askund në Kushtetutë nuk shkruhet se Presidenti ka të drejtë t’i “ç’dekretoi” zgjedhjet.
Sidoqoftë, 30 Qershori afron, zgjedhjet duhët të mbahën, opozita ka të drejtë për bojkot, por kurrësesi ti pengoi ato, aq më pak pengimin e jetës politike institucionale, sepse këtë veprim tashmë nuk e pranon askush në Botë. Kjo opozitë, për fat të keq u vonua me protesta të qeta, sikur ato të ishin mbajtur ashtu të qeta, me siguri se do arrinte një reputacion të lartë politik. Një gjë duhët të jetë e qartë “Dhuna politike nuk tolerohet”
I gjithë ky ngërç politik, po ndodhë me boshllëk të gjykatave, për momentin më e ndieshmja është mos kompletimi i “Gjykatës Kushtetuese”. Në veqanti është tejet e habitshme vonimi i reformës në drejtësi, elementi kryesor për t’u pranuar në BE.
Shtetet që janë pranuar në BE fillimisht patën ndërmarrë disa hapa tejet inkurajuese në drejtësi, sidomos në luftimin e korrupsionit. Kroacia hapin më të guximshëm e kishte ndërmarrë me arrestimin e ish kryeministrit Ivo Sanader, e forcoi sistemin e gjyqësorit, pastaj pa problem u pranua në BE. Rasti më i freskët është në Maqedononë e Veriut kur deshën ta arrestojnë ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Edhe Shqipëria kishte shanse të mira për fillimin e negociatave për tu anëtarësuar në BE. Mirëpo për shkak të veprimeve tejet të pamatura mirë, nga ana e opozitës këto negociata janë vu në pikëpyetje. Mirëpo Maqedonia e Veriut është në pozitë më të favorshme, mu për shkakun e veprimit ndaj Nikolla Gruevskit.
Lidhur me këto zgjedhje ka shumë mendime “për” dhe “kundër”, mendimet “kundër” janë jo bindëse sepse po bëjnë krahasime shumë konfuze, se gjoja ato janë pa opozitën. Me sa dihët këtu marrin pjesë edhe parti të tjera, kishte edhe mendime jo serioze kur thonin zgjedhje një partiake si në Korenë e Veriut. Kur dihet se atje nuk lejohen partitë opozitare, kurse në Shqipëri u bënin koncesione të tepruara. Sidoqoftë, do ishte mirë për ftohje gjaku politik, sepse mjaftë kemi përjetuar skena të pa dëshiruara. Shpresojmë që të ngadhënjejë arsyeja e logjikës, e të kalojnë këto zgjedhje pa incidente.