Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj mori pjesë të hënën në tubimin me struktura të kësaj partie në Prishtinë, ku u zyrtarizuan 880 aderime të reja. Zëvendëskryeministri theksoi se ky aderim që po bëhet sot dhe anë e mbanë Kosovës, obligon Nismën dhe e bënë më me përgjegjësi për të mos i zhgënjyer qytetarët e Prishtinës. Limaj tha se NSD do t’i shtyjë proceset përpara dhe nuk ka mundësi me u zgjedhë kryetar komune në Prishtinë dhe qeveri qendrore pa Nismën. Ai theksoi para elektoratit në Prishtinë, se është koha e vendimeve transparente, vendime këto për t’i dhënë një drejtim këtij vendi. Limaj mori shembull edhe rastin e Pallatit të Rinisë në Prishtinës, i cili tha se ka mbetur në gjendje të rëndë. Kryetari i degës së NSD në Prishtinë, Skënder Reçica theksoi se kjo parti dhe dega e saj në Prishtinë ka një ëndërr për arsim cilësor, për ndërmarrësi, zhvillim dhe punësim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …