Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philipp Kosnett, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës sa i përket luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Në një postim në Twitter, Kosnett ka thënë se Kosova duhet të jetë krenare me progresin e arritur. “Kosova duhet të jetë krenare për progresin e rëndësishëm që bëri për të luftuar luftën kundër qenieve njerëzore këtë vit. Një kod penal i rishikuar, udhëzime të reja dënimi dhe përgjigje të forta nga policia bëjnë që qytetarët e Kosovës të jenë më të sigurt”, ka shkruar Kosnett.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …