Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me letrën që Nataliya Apostolova i ka dërguar Ministrisë së Infrastrukturës për homologimin e veturave.Shefja e Zyrës së BE-së, i kishte ngritur qysh në korrikun e vitit të kaluar përmes një letre zyrtare. Në atë letër Apostolova me shumë shqetësim i kishte treguar Pal Lekajt, se kishin gjetur se mbajtësit aktualë të monopolit të homologimit, ishin përfshirë edhe në hartimin e Udhëzimit Administrativ No.02/2018 për homologimin. Ajo i kishte kujtuar Lekajt që duhet shmangur çfarëdo konflikti të interesit dhe se një gjë e tillë është edhe në kundërshtim të plotë me politikat e Bashkimit Evropian. Hoti ka shkruar se Homologimi i automjeteve është mbajtur si monopol për 10 vite, dhe së shpejti skadon kontrata, por Ministri i Infrastrukturës e ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ që mundëson vazhdimin e monopolit. Ai është shprehur se kompania Devolli që mban monopolin për Homologimin e automjeteve është e përfshirë në përgatitjen e këtij Udhëzimi Administrativ. “Skandaloze është përfshirja e kompanisë që mban monopolin tash e 10 vite në përgatitjen e Udhëzimit Administrativ nga ana e Ministrit të Infrastrukturës. Kjo faktohet nga letra e Apostollovës drejtuar Ministrit të Infrastrukturës” thotë Hoti
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …