leoni

Hoxha: Për të shmangur ngecjet në proceset integruese, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Hoxha: Nuk mund të merret vendimi për liberalizimin e vizave pa konsensus në mes të Gjermanisë dhe Francës

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është shprehur e zhgënjyer me Bashkimin Evropian. Ajo duke komentuar Konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së, thotë se kanë pritur datë konkrete lidhur me procesin e liberalizimit të vizave. Hoxha e pranon se tashmë disa shtete të BE-së kanë dalë haptazi kundër liberalizimit të vizave. Madje ajo përmend edhe Gjermaninë, e cila sipas saj nuk po ndërmerr asgjë për t’i bindur vendet e tjera që të votojnë për heqjen e vizave për Kosovën. Ajo shprehet e bindur se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe kushtet që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar thotë se është proces që duhet vazhduar edhe pas liberalizimit të vizave. Duke parë krejt këtë situatë, ministrja Hoxha shprehet skeptike se një vendim për liberalizimin e vizave mund të ndodhë në shtator. Thotë se një vendim i tillë nuk mund të merret pa konsensus në mes të Gjermanisë dhe Francës. Madje thotë se janë po këto dy shtete që njëfarë mënyrë po e mbajnë të bllokuar liberalizimin për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …