Të premten, më 28 qershor 2019, në orën 14.30, në Qendrën Informative Kulturore, në Shkup, Salloni 19”19, do të organizohet manifestimi kulturor, “ Teki Dervishi korifeu i letërsisë shqiptare ”. Kjo akademi përkujtimore mbahet me rastin e tetë-vjetorit te vdekjes se Teki Dervishit dhe organizohet nga grupi joformal, “Odisse”, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pjesëmarrës do të jenë kritikë letrarë, aktorë, miq dhe dashamirë të poetit, shkrimtarit, publicistit dhe dramaturgut të mirënjohur, Teki Dervishi. Ata me prezantimet e shkrimet e tyre do të përkujtojnë krijimtarinë letrare të këtij shkrimtari dhe publicisti, i cili me veprat e tij e ka pasuruar letërsinë tonë më të re.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …