Sabit Geci

OVL e UÇK-së: Na ka mbetur të mendojmë se vendorët dhe ndërkombëtarët kënaqen vetëm atëherë kur të ketë vdekur, Sabit Geci

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, është e shqetësuar për rastin e veteranit dhe invalidit të luftës, Sabit Geci, i cili është keqtrajtuar  një  kohë të gjatë, duke u mbajtur padrejtësisht nëpër burgje, për gjoja krime lufte. Duke e ditur gjendjen shëndetësore të tij  me sëmundje të rënda, sëmundje të cilat janë edhe me diagnoza të njëjta nga ana e mjekëve të UNMIK, EULEX, Turqisë dhe Kosovës, kemi mirëpritur që drejtësia e liroi gjashtë muaj për shkaqe shëndetësore. Lidhur me këtë lirim, jemi habitur me reagimin e ambasadorit amerikan, në Kosovë, Philip Kosnett dhe pyesim se a ka të drejtë të përzihet në drejtësi, dhe pse nuk reagon për mos-gjykimin e serbëve, të cilët kanë bërë dhunime, djegie, shkatërrime dhe krime deri në gjenocid. Duke pasur parasysh që EULEX nuk ka më mandat për këto gjëra, pyesim: A kaq e paaftë është Prokuroria Speciale e Kosovës, që të dërgoi kërkesë në EULEX, për zbutje të dënimit të z. Geci, kur e di që kjo gjë në kompetencë të kujt është. Na ka mbetur të mendojmë se vendorët dhe ndërkombëtarët kënaqen vetëm atëherë kur  të ketë vdekur Sabit Geci, thuhet në komunikatën e OVL-UÇK-së, lidhur me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …