Të paktën 46 veta janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar në një shpërthim me bombë në dy makina në Siri

Të paktën 46 veta janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar në një shpërthim me bombë në dy makina në Siri, raporton BBC.  Sipas raporteve thuhet se shumica e të vrarëve janë civilë. Ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtij sulmi, por thuhet se ky vend ishte sulmuar më parë nga ISIS-i. Shpërthimi ka ndodhur në qytetin Hums, në të cilin dominon sekti Alawite, sekt të cilit i takon edhe kryekrimineli sirian Assad. Sipas raporteve thuhet se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i madh.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …