Drejtoria Komunale e Arsimit mbajti mbledhje e radhës ku diskutoi shumë çështje lidhur më procesin mësimor. Mbledhja kishte ketë rend të ditës:
1.Përfundimi ( detyrat ) i vitit shkollorë 2018/2019
2.Organizmi i garave të diturisë (testi më nxënës të shkollave fillore dhe të mesme)
3.Të ndryshme
Nder të tjera u tha se përveç zhvillimit të rregullt të procesit mësimor ky vit shkollor ishte i mbushur më plot aktivitete arsimore, kulturore dhe sportive në nivel shkollash, në nivel komunal dhe në nivel Republike.
Ndërkohë u ndanë detyrat dhe përgjegjësitë për përfundimin e këtij viti shkollor si dhe parapërgatitjet për vitin e ri shkollor 2019/2020.
Të gjitha shkolla e komunës ë Deçanit kanë respektuar vendimin e MASHT-it duke u koordinuar me DKA-në , drejtoritë e shkollave, mësimdhënësit dhe SBASHK-un në Deçan.
Pas shumë diskutimeve nga zyrtarët e DKA-së dhe pjesëmarrësit e këtij takimi, u tha se duke marrë parasysh sfidat dhe veshtërsitë gjatë këtij viti shkollor në po e përmbyllim një vit të suksesshëm pune, ditën e premte me dt. 28.06.2019 përfundon procesi mësimor në shkollat e Komunës së Deçanit.