Lushtaku: Mandatin ma kanë dhënë anëtarët e PDK-së dhe vetëm ata kanë të drejtë të më ndëshkojnë me votën e tyre

Lushtaku: Mandatin ma kanë dhënë anëtarët e PDK-së dhe vetëm ata kanë të drejtë të më ndëshkojnë me votën e tyre

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka sqaruar pozicionin e tij në raport me vendimin e kryetarit të partisë, Kadri Veseli, për shkarkimin nga pozitat publike dhe partiake të anëtarëve të PDK-së, të cilët kanë aktakuza të konfirmuara nga Prokuroria e Shtetit. “Mandatin ma kanë dhënë anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës nga të gjitha nëndegët dhe vetëm ata kanë të drejtë të më ndëshkojnë me votën e tyre për mospunën time”, ka shkruar Lushtaku. Ai ka theksuar se nuk është e vërtetë që ka ndonjë aktakuzë që lidhet me korrupsion ose ndonjë aferë që lidhet me krim të organizuar apo shpërdorim të detyrës zyrtare. Lushtaku ka thënë se nga PDK-ja duhet të largohen e të përjashtohen me turpin më të madh 4-5 persona, të cilët sipas tij “kanë bllokuar Kosovën e PDK-në dhe të cilët kontrollojnë çdo gjë në Kosovë, drejtësinë, biznesin, mediat dhe sferat tjera vitale të vendit tonë, gjë që për veprimtaritë e tyre të pista dhe rrjetet që kanë ndërtuar janë të mirëinformuar edhe miqtë tanë ndërkombëtarë”.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …