Këshilli Drejtues i Partia Socialdemokrate e ka zgjedhur Shqipe Pantinën nënkryetare të PSD-së dhe Dardan Molliqajn sekretar të përgjithshëm. “U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të PSD-së, ku u diskutua për situatën politike dhe mbi planin organizativ për rritje dhe zgjerim. Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje Këshilli Drejtues votoi si nënkryetare zonjën Shqipe Pantina, votoi si sekretar të përgjithshëm zotin Dardan Molliqaj, ndërsa zgjodhi anëtarë të Kryesisë: znj. Adea Batusha, znj. Aida Rushiti, z. Ardian Olluri dhe znj. Natyra Kuçi”, thuhet në njoftimin e PSD-së
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …