KOMF

KOMF: Kosova me Ligj për Mbrojtjen e Fëmijëve

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë vlerëson faktin që sot Kuvendi i Republikës së Kosovës me 76 vota për dhe asnjë kundër miratoi Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.

KOMF ka qenë pjesë integrale e grupit punues për hartimin e projektligjit dhe në vazhdimësi ka apeluar për aprovimin e tij.

KOMF, dy ditë më parë mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për media përpara objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku i bëri edhe një herë thirrje Kuvendit të Kosovës të miratojë sa më parë Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Përveç kësaj, KOMF ka dorëzuar tek të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dokumentin me kërkesën për miratimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës ka për qëllim të mbrojë fëmijën nga të gjitha format  e dhunës abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës. Projektligji synon  të  garantojë dhe sigurojë përgjegjësitë e prindërve, familjes, organit të kujdestarisë, shoqërisë dhe të shtetit në kujdesin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijës bazuar në interesin më të  lartë të fëmijës si dhe ngritjen e sistemit të integruar e funksional të mbrojtjes së fëmijës, për parandalimin dhe përgjigjen efikase ndaj të gjitha formave të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit e neglizhimit.

Njëherit, KOMF njofton që nesër do mbajë një konferencë për media për hapat e ardhshëm, rekomandimet dhe veprimet që duhet ndërrmarrë për implementimin efikas të projektligjit pas hyrjes në fuqi të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …