Kadetët e diplomuar të FSK-së japin betimin për shërbim ndaj vendit

Sot, në kazermën ,,Skënderbeu’’ të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes(KDS), në Ferizaj u mbajt ceremonia e diplomimit të tetë kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe dy kadetëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të shkolluar në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, të cilët u graduan me gradën e nëntogerit si dhe morën emërimet në detyrë për shërbim si oficerë të rinj në FSK-së, përkatësisht në ushtrinë shqiptare. Në këtë ceremoni morën pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës kryeministri, Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, ministri i Punëve të Brendshme z. Ekrem Mustafa, drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-, gjeneral Beker, komandanti i QSU-së, major Vegim Krelani si dhe deputetë, gjeneralë dhe oficerë të FSK-së, KFOR-it, atashe ushtarakë dhe të mbrojtjes nga shtete të ndryshme, familjarë të kadetëve  dhe mysafirë të tjerë.

 Me këtë rast, kryeministri Haradinaj duke i uruar kadetët për diplomimin, emërimin dhe gradimin si dhe për shërbimin me vetëmohim ndaj vendit tha se këta kadetë janë gjenerata e parë që diplomojnë  pas votimit në Parlament, edhe pas mandatimit të FSK-së si Forcë Mbrojtëse e Kosovës duke u bërë kështu vetë historia.

 “Ju uroj për gradimin dhe ju falënderoj për shërbimin e deritashëm.  Ju ftoj që të shërbeni me nder  në ushtrinë e Kosovës, për popullin e Kosovës, për paqen dhe për rreshtin e ushtrive të paqes  të cilit ne i takojmë dhe do t’i takojmë, pra së shpejti në NATO, të cilës i prin SHBA-ja”, tha kryeministri Haradinaj, duke vazhduar se Kosova si vend, vjen prej sfidave e tragjedive dhe  ende është e sfiduar, por nuk bën garë me të keqen,  garën e bëjmë me të mirën dhe synojmë t’iu takojmë popujve të lirë, ushtrive të popujve të lirë,  atyre ushtrive që garantojnë paqen.

 Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se  ka nderin që sot të merr pjesë në këtë datë të rëndësishme për karrierën dhe jetën e kadetëve, por edhe FSK-në dhe shtetin e Kosovës.  “Sot duhet të jeni krenarë për arritjet tuaja dhe të zotoheni që ta nderoni uniformën e FSK-së, ta nderoni Atdheun dhe të mbroni paqen, liritë dhe shtetin e ndërtuar me shumë sakrificë”, tha ministri Berisha. Ju jeni pjesë e një Force profesionale, të besueshme, shumetnike që jemi duke e ndërtuar bashkë me aleatët tanë. Synimi ynë strategjik është anëtarësimi në NATO dhe unë jam i bindur se pa marrë parasysh sfidat gjeopolitike të çastit, me djemtë dhe vajzat si ju e ardhmja euroatlantike e Republikës së Kosovës është e sigurt.

 Gjithashtu edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se të gjithë që jemi sot bashkë këtu, erdhëm edhe për t’i përgëzuar kuadrot e reja që po i bashkohen FSK-së. ,,Nuk ka vlerë më të madhe se kur ke oficerë të devotshëm, profesionalë dhe me vlera të larta njerëzore në radhët e organizatës’’

 ,,Ju kadetë që po diplomoni sot, ju siguroj që keni bërë gjënë më fisnike që mund ta bënit, të përgatiteni për katër vite rresht. Jeni përgatitur për të mbrojtur qytetarët dhe për të kontribuar për një botë më të mirë për fëmijët tanë dhe të ardhmen e këtij vendi. Oficerët e rinj që kanë diplomuar në Qendrën për Studime Universitare po na bëjnë krenarë çdo herë me shkollime, trajnime dhe gara të ndryshme jashtë vendit’’.

 Në këtë ceremoni u ndanë Diploma për 10 kadetët e diplomuar, ndërsa me medalje u nderua kadet Dritëro Bajrami për rezultate të larta në përvetësimin e programit mësimor përgjatë katër viteve të studimeve, si dhe kapter Naim Smakolli instruktor në Qendrën për Studime Universitare u dekorua me ,,Medalje për shërbim vetëmohues’’ për arritje të larta në planifikimin dhe zbatimin e plan-programit mësimor në QSU gjatë vitit akademik 2018/2019.

Në fund të ceremonisë, kadetët e sapo diplomuar në Qendrën për Studime Universitare dhe në R.I.T Kosova(A.U.K) tani nëntogerë të FSK-së: Ardit Deliu, Ardit Gashi, Dritëro Bajrami, Ilirianë Bunjaku, Jeta Berisha, Samet Kadrija, Valdrin Ismajli dhe Ylli Abazi, të cilët njëherësh janë emëruar në detyra si komandues të togës në batalionet e Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së, dhanë betimin për shërbim.

Ndërsa, kadetët e sapo diplomuar në QSU dhe tani nëntogerë nga Republika e Shqipërisë,  Denis Bitri dhe Endrit Hate do të sistemohen në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …