Isa Xhemajli:Qendra kombëtare me siguri për banorët e Kosovës dhe jashtë saj

Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve të Ambasadës Amerikane kanë bërë “ Demonstrim të drejtpërdrejtë” të sistemeve të QKMK-së. Aty përfshihen: aftësia e pranimit të thirrjeve të telefonatave përmes këtij sistemi, Sistemi për Menaxhimin e Rasteve  dhe veglën për Analizë Inteligjente të Biznesit. Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, tha se kjo qendër do t’i ndihmojë ata për një mbikëqyrje sa më të mirë kufitare. Ai tha se Kosova është shembull për shtetet e Ballkanit Perëndimor me një qendër të tillë. Ndërkaq, zv. ministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajli, tha se me këtë qendër do të jemi një hap para drejtë një sigurie për banorët e Kosovës dhe jashtë saj. Kjo qendër është donacion i ambasadës amerikane dhe është e para e këtij lloji në rajon.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …