Kryeministri Haradinaj takon ambasadorin italian Sardi

Kryeministri Haradinaj takon ambasadorin italian Sardi

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka takuar sot në Prishtinë ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. “Italia, partnere e rëndësishme në konsolidimin ndërkombëtar të vendit!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Klan Kosova. “Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Italisë, mundësinë e thellimit të partneritetit ekonomik si dhe për rolin dhe kontributin në vazhdimësi të Italisë në proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …