Delegacioni i MTI-së merr pjesë në Konferencën e Bankës Botërore lidhur me sistemin për trajtimin e ankesave nga investitorët

Një delegacion i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë i prirë nga Ministri Endrit Shala mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare lidhur me trajtimin e ankesave që vijnë nga investitorët e huaj dhe vendës.

Kjo konferencë është organizuar nën patronazhin e Bankës Botërore dhe është mbajtur në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur. Ky eveniment i rëndësishëm është mbajtur në bashkëpunim edhe me Zyrën e Bashkimit Europian në Malajzi dhe ka patur si qëllim kryesor të sjellin bashkë delegacione nga vendet e ndryshme të botës për të përmirësuar dhe forcuar kapacitetet e institucioneve pjesëmarrëse në promovimin e mbajtjes dhe zgjerimit të investimeve. Kjo konferencë ka synuar që të ndihmojë vendet pjesëmarrëse të informohen për praktikat më të mira ndërkombëtare per themelimin dhe fuqizimin e sistemit për trajtimin e ankesave nga investitorët (në gjuhën angleze njihet si  Systemic Investment Response Mechanism – SIRM). Gjatë punimeve të konferencës u diskutuan të gjitha aspektet për zbatimin e SIRM-it duke përfshirë këtu edhe teknikat për zgjedhjen e problemeve, metodat për mbledhjen dhe analizën e të dhënave për ankesat e identifikuara, analiza ligjore dhe vlerësimi i ankesave, qasjet e ndryshme për zbatimin e zgjedhjeve të identifikuara si dhe organizimi i brendshëm i agjencive dhe institucioneve  përgjegjëse.

Gjatë këtyre dy ditëve të konferencës delegacioni i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë patën takime bilaterale me delegacionet e vendeve të ndryshme pjesëmarrëse si nga: Gjeorgjia, Jordania, Koreja Jugore, Brazili, etj. si dhe u takuan edhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë Ndërkombëtare dhe Industrisë së Malajzisë (MITI) dhe Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Malajzisë (MIDA) dhe biseduan për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dyja vendeve dhe promovimin e Kosovës tek investitorët potencial malazias si një destinacion atraktiv për të investuar aty dhe për të mbuluar më pastaj tregun europian dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim ndaj pretendimeve të EVSB-së për urat mbi lumin Morava në Viti

Në lidhje me deklaratën e publikuar nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) lidhur …