Diplomati i lartë amerikan, Matthew Palmer ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin datën e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore në Shqipëri dhe kërkojnë që ato të mbahen të qeta e pa dhunë. Këto deklaratat u përhapën nga një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, të zyrtarit Palmer ndërsa ai shtoi se shpreson që mosmarrëveshjet të sheshohen përmes institucioneve. Ky reagim erdhi pasi Palmer u pyet mbi datën e re të caktuar nga Ilir Meta, atë të 13 Tetorit. Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit kërkoi që zgjedhjet e 30 Qershorit të zhvillohen transparente dhe të qeta, ndërsa nuk begenisi të flasë për marifetet e Ilir Metës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …