Të enjtën në fshatin Damenek të Komunës së Malishevës, filloi asfaltimi rreth 1.1km rrugë, nëpër lagje. Asfaltimin e rrugëve e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Inspektoratit, Dibran Kastrati, të cilët edhe janë takuar me banorët e fshatit.
“Këto rrugë janë pjesë e investimeve që jemi duke i bërë në të gjitha fshatrat e Komunës së Malishevës, dhe janë kërkesa që ju i keni drejtuar në adresë të komunës. Ne jemi duke e bërë të pamundurën që brenda buxhetit të pamjaftueshëm që kemi si komunë, ti realizojmë kërkesat e banorëve të të gjitha fshatrave. Ju banorë të Damanekut, i gëzofshi këto rrugë, e neve na mbetet të vazhdojmë me realizimin e projekteve tjera, në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës”, tha mes tjerash nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, gjatë takimit me banorët e fshatit.
Përndryshe, në Damanek, po asfaltohen më shumë se 1100 metra rrugë, në lagjet e këtij fshati. Rregullimi dhe asfaltimi i këtyre rrugëve, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe realizohet në kuadër të listës së projekteve kapitale.