Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, i ka reaguar deklaratave të Glauk Konjufcës për çështjen e homologimit ku ka përmendur edhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. Hoti tha se Nisma mbështet çdo iniciative që ndalon të gjitha monopolet, por si zakonisht, ai shtoi se debate të tilla zhvendosen dhe bartën në binare të tjera dhe disa deputetë si Konjufca marrin rolin e hetuesit, gjykatësit apo prokurorit. “Glauku u fut në mashtrim e propagandë, por s’po mund ta bartë propagandën. Kur e pat marrë Vetëvendosje pushtetin në Prishtinë pat marrë vendim për leje të ndërtimit. Por, çka ka ndodhur dhe si ka rrjedhur zhvillimi i planit urbanistik. E dini besoj. I keni ndalë lejet, deri sa e keni gjete rrugën e mirëkuptimit me kompani private për interesa financiare e grupore deri sa i gjetet kanalet dhe mirë është më ju dhanë përgjigje qytetarëve të Prishtinës”, ka thënë ndër të tjera Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …