U bë prezantimi i projektit ideor Qendra rezidenciale për të moshuar “Fshati Turistik” në Deçan

Kompania Wyna Bau Service AG me seli në Zvicer të premtën në sallën e Asamblesë Komunale ka prezantuar projektin ideor se si do të duket një Qendër Rezidenciale për të moshuar të quajtuar “Fshati Turistik” në Deçan.

Të pranishëm ishin i pari i komunës, Bashkim Ramosaj, Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi, Zv.Ministrja e Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra, Nexhmije Selimi, Drejtoreshë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, përfaqësuesi i komunës Reinach, Beat Supiger, përfaqësuesi i Wyna Bauservice AG, Shkelzen Mulaj, arkitekt, ndërtimtar, zyrtar dhe qytetarë të interesuar për të parë nga afër këtë prezantim

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se komuna e Deçanit, është duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të rritë zhvillimin ekonomik, natyrisht duke krijuar kushte në infrastrukturë rrugore, elektrifikim, pastrim të ambientit, siguri të plotë e pa dyshim se rritë edhe interesimin e investitorëve për një zhvillim të qëndrueshëm në komunën tonë sikurse në rastin konkret.

Për një projekt ideor dhe nismë të mbarë i ka përgëzuar edhe Zv.Ministrja e Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra.

Ky projket ka për qëllim që te ofroj shërbime për jetë të asistuar dhe jetë të pavarur për pensionerё nga vendet Evropës Perëndimore, me fokus Zvicrёn dhe Gjermaninё, si dhe për pensioner nga Republika e Kosovës, të cilët kanë nevojë për jetë tё asistuar. Plani primar ёshtë ndërtimi i një fshati shumë funksional, me shërbime rehabilitimi, mjekimi, rekreacioni, sporti dhe turizmi për rreth 15 deri 25 mijë banor të fshatit.

Vlera e investimit kalon shumën: 100,000,000.00€ (Njëqindë milion Euro) dhe gjatë fazës së ndërtimit do të punësoj mbi 500 veta dhe me aktivizimin e tij do të kemi mbi 2 mijë punëtor direkt të punësuar dhe mbi 10 mijë punëtorë indirekt të punësuar sepse do të aktivizoj edhe shumë degë të ekonomisë si: Turizmin dhe Bujqësinë. Nga investitorët u bë e ditur se ky projekt nëse do të ketë fatin që të implementohet në komunën e Deçanit, është parapar që të përfundohet brenda 10 viteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …