Në kohën kur Tirana drejtohej nga Basha “lokalet mbinë si kërpudha në të gjithë hapësirën e parkut”

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me protestën e zhvilluar tek Parku i Liqenit, pasdite ka reaguar dhe Bashkia e Tiranës që përmes një deklarate per mediat, shkruan se një minorancë e zhurmshme po i kundërvihet aspiratave të shumicës së qytetarëve që e duan zhvillimin e qytetit. Në deklaratë thuhet se të njëjtit njerëz që shkatërruan Tiranën për 4 vite, sot duan me çdo kusht që parku i lodrave për fëmijët të mos mbarojë.  Sipas bashkisë, në kohën kur Tirana drejtohej nga Basha “lokalet mbinë si kërpudha në të gjithë hapësirën e parkut”, ndërsa tani “veshin petkun e dashnorëve të pemëve”. “Janë të njëjtit njerëz që për 4 vjet e lanë qytetin të dergjet në plehra, rrugë e trotuarë të degradojnë, ndriçimin e qytetit dhe të vetë parkut të shuhet, që lanë lokalet të mbijnë si kërpudha në të gjithë hapësirën e parkut, ata që deri dje e hëngrën parkun e Tiranës nga të gjitha anët, që nuk mbollën asnjë pemë e që s’lanë pemë pa hedhur përtokë, që hapën gropa për pallate shumëkatëshe, të cilat ende i qajnë që ju mbetën veç gropë, sot veshin petkun e dashnorëve të pemëve dhe që sot, duke servirur informacione të pavërteta, duke trumpetuar tmerre të paqena, duan me çdo kusht që Parku i Lodrave për Fëmijët të mos mbarojë”, thuhet në reagimin e bashkisë. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …